TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh, e cila duket se po sjell pasoja edhe në bursë. Që nga 2 qershori, kur kishte arritur kulmin e fundit prej 0.40 € për aksion, aksionet e kompanisë Juventus kanë humbur më shumë se 33%. Kështu, kapitalizimi i bursës ka zbritur në 680.9 milionë euro.
Humbja ndaj Makabi Haifas mbrëmjen e djeshme, ka tronditur ndjeshëm pozitat në klubin bardhezi. Nga njëra anë skuadra e Allegrit është në qendër të ciklonit për shkak të mungesës së rezultateve. Në rast të një eliminim të mundshëm nga grupet e Champions-it, pritet që kriza të thellohet akoma më shumë dhe do të ketë ndikim të madh negativ në llogaritë teksa investitorët kohët e fundit preferojnë të qëndrojnë larg aksioneve bardhezi.
Aksionet e klubit të Juventusit në Piazza Affari në orën 11:00 shënuan një humbje prej 3.7% në 0.2688 euro për aksion. Në orët e para të kontraktimit u shkëmbyen 5.5 milionë pjesë. E gjitha në një mesatare ditore të tre muajve të fundit të barabartë me 5 milionë.