TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Legjenda e Mançester Junajtid, Uejn Runi ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet ish-shoku i tij i skuadrës, Kristiano Ronaldo.
Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se CR7 duhet të përballet me të vërtetën brutale se ai nuk është lojtari që ishte.
Ndër të tjera trajneri i DC Junajtid e këshillon ish-yllin e Realit të presë mundësitë që do ti ofrohen nga trajneri Erik ten Hag.
“Kristiano dhe Mesi janë padyshim dy nga futbollistë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por në fund të fundit mosha na kap të gjithëve. Ai padyshim nuk është lojtari që ishte në moshën 22 apo 23 vjeçare. Është e vështirë për të. Duke e njohur Ronaldon e di që do të jetë shumë e vështirë të ulet në stol por jam i sigurt se nëse ai qëndron i durueshëm, shansi i tij do të vijë dhe padyshim do të dijë ti shfrytëzojë ato”, pohoi legjenda e Mançesterit.
Runi dhe Ronaldo kaluan në një epokë të frytshme nën drejtimin e Sër Aleks Ferguson deri në vitin 2009, kur ylli portugez u transferua në Madrid.