SPORT, 23 Maj 2022, 17:48

“Simboli i vërtetë i interizmit”, Zaneti zyrtarizon largimin e parë nga Interi: Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jote!

“Simboli i vërtetë i interizmit”, Zaneti zyrtarizon

Andrea Ranokia do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Interi pas përfundimit të këtij sezoni.

Ish-kapiteni i ziklatërve e kishte bërë të ditur vendimin disa javë më parë ku kishte theksuar se ky do të ishte sezoni i fundit në Milano dhe se ishte në kërkim të një aventure të re.

Vetë legjenda e klubit si dhe zëvendës presidenti, Havier Zaneti e ka përshëndetur futbollistin me një mesazh në “Instagram” ku e  falënderon për kontributin e tij në skuadër dhe thekson se kjo do të mbetet gjithmonë shtëpia e tij.

“Andrea në këto vite ke qenë një simbol i interizmit, në fushë dhe jashtë saj për çdo ditë.”

Ke qenë gjithmonë gati edhe në momentet më të vështira.

Interi do te jetë gjithmonë shtëpia jote, me dashurinë dhe respektin nga çdo interist.

Faleminderit Andrea Ranokia.”, ishte shkruar në postimin e Zanetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Javier Zanetti (@javierzanetti)