TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë për shtyp, teksa ka folur për kualifikimin e kuqezinjve në Europian por edhe ndryshimet që do të bëjë për sfidën e nesërme ndaj Ishujve Faroe.
“Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët, ajo që po jetojmë është një ëndërr, shumë e bukur. Pastaj si tha Bare, mbari atje, e bukur, jetuam një natë të jashtëzakonshme deri në kthimin në Tiranë. Por në ditën mbrapa janë Ishujt Faroe, në skuadër që ka ardhur këtu të luajë. Objektivi i radhës i yni është të shkojmë si kryesues të grupit, është objektivi i dytë. Duhet të bëjmë një ndeshje të bukur, paraqitje të rëndësishme. Nëse fitojmë, na vendos në pozita të mira. Por vijmë në këtë sfidë në kushte shumë të mira.
Ishte një ndeshje fizike atje, por mendërisht shumë e vështirë. Ishte hera e parë që zbritnim në fushë për kualifikim, ishte e vështirë të flije një natë më para, ishte shumë e vështirë. Ankthin e menaxhuam mirë edhe ne, avash-avash, pastaj në 10 minutat e fundit ishte shumë e vështirë. Të relaksohesh asnjëherë, nuk është në fjalorin tim, ne duhet të shkojmë te objektivi i dytë. Janë 22 mijë persona që do të vijnë nesër për të na dhënë mbështetje. Ishte shumë e bukur, kemi fituar të tre ndeshjet në shtëpi. E vetmja humbje e Moldavisë ishte me ne. Pastaj nuk duhet të relaksohemi, kemi stërvitje, të kuptojmë lojtarët dhe hedhim në fushë njerëz të freskët për ndeshjen e nesërme.
Tifozët vijnë për festë dhe ne shkojmë të punojmë me seriozitet. Ndryshime? Është e vështirë. Djemtë vijnë sot praktikisht me një stërvitje fizike, nuk ka kohë stërvitje, është gjithmonë shumë e vështirë ndeshja e dytë, për të gjithë. Por sa i përket ndryshimeve, padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët, e kemi bërë edhe 2-3 herët e fundit një gjë të ngjashme”, tha ndër të tjera Silvinjo.
Shorti i 2 dhjetorit, sa ju tremb?
“Nuk shqetëson për të evituar kundërshtar në short. Duhet të fitojmë jo për të shkuar në vazon e dytë. U kualifikuam një ndeshje para se të mbylleshin ndeshjet në grup dhe padyshim kjo është një gjë fantastike. Kemi shatë ndeshje pa humbje dhe një mbrojtje solide, jemi në katër mbrojtjet më të mira të turneut. Ndaj nuk mendoj shumë për skuadrat që do të na japë shorti. Të dalim të parët në grup është e mrekullueshme.
Nuk dihet se çfarë ndodhë në 6 muaj, kemi shumë për të vlerësuar rrugëtim fantastik me këtë grup lojtarësh. Puna e trajnerit të Kombëtares është e vështirë, pasi mund të ketë dëmtime dhe duhet të ndryshojmë, por mendoj se 70% e listës përfundimtare janë pjese e këtij grupit pasi e meritojnë të jenë në Europian se të gjithë kanë bërë paraqitje të shkëlqyer.”