TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja shqiptare U-16 ka luajtur sot në Podgoricë miqësoren e parë nga dy të programuar për t’u luajtur ndaj Malit të Zi U-16, duke fituar me rezultatin 1-0.
Ndeshja e luajtur në kompleksin e Federatës Malazeze të Futbollit ka qenë e balancuar dhe me raste për shënim nga të dyja skuadrat.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0. Shqipëria U-16 kalon në avantazh me një super gol të talentit Nuredini të shënuar në pjesën e dytë.
Pavarësisht përpjekjeve të malazezëve për të ndryshuar rezultatin, kuqezinjtë arrijnë të menaxhojnë siç duhet ndeshjen deri në fund duke fituar e rezultatin 1-0.
Pas ndeshjes Kombëtarja U-16 do të kthehet në Shkodër për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore me Malin e Zi U-16 që do të luhet më datë 9 dhjetor në stadiumin “Reshit Rusi” në ora 12:00.