SPORT, 24 Mars 2025, 22:41

Shqipëria triumfon në shtëpi ndaj Andorrës me tre gola

Shqipëria triumfon në shtëpi ndaj Andorrës me tre gola

Në “Arena Kombëtare” u luajt ndeshja e dytë e Grupit K, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës. 

Shqipëria fitoi me shifrat 3-0, duke arritur fitoren e parë në grup, pas humbjes së sfidës së parë në “Wembley” 2-0 me Anglinë.

Përsa i përket takimit, në minutën e nëntë u zhbllokua rezultati. Pas një krosimi të Asllanit, Rei Manaj goditi me kokë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Kuqezinjtë nuk u ndalën, teksa në të 19’ pas një veprimi të bukur në zonë, Broja pasoi te Manaj, i cili realizon golin e dytë.

Në pjesën e dytë trajneri Silvinjo bëri disa zëvendësime, dhe njëri prej tyre, Myrto Uzuni, shënoi dhe golin e tretë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.Shqipëria triumfon në shtëpi ndaj Andorrës me tre gola

Shqipëria triumfon në shtëpi ndaj Andorrës me tre gola

Shqipëria triumfon në shtëpi ndaj Andorrës me tre gola