SPORT, 17 Nëntor 2023, 20:30

Shqipëria siguroi Europianin, FSHF: Gjermani priti shqiponjat kuqezi

Shqipëria siguroi Europianin, FSHF: Gjermani priti shqiponjat kuqezi

Shqipëria është kualifikuar për në Kampionatin Europian, duke barazuar me Moldavinë me shifrat 1-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, reagimet nëpër rrjetet sociale dhe festa kudo është e madhe.

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, duke postuar të gjithë skuadrën në një foto të EURO 2024 dhe me shkrimin: “Ia dalim sërish, Gjermani priti shqiponjat kuqezi”.