SPORT, 19 Nëntor 2022, 09:18

Shqipëria përballet për herë të gjashtë me Armeninë, bilanci nderon kuqezinjtë

Shqipëria përballet për herë të gjashtë me

Shqipëria luan ndeshjen e fundit për këtë vit, atë ndaj Armenisë, kundërshtar me të cilin për herë të fundit kemi luajtur në 11 tetorin e vitit 2015, kur Shqipëria siguroi biletën për “Euro 2016” falë suksesit 0-3.

Një sfidë miqësore, e cila vjen pas disfatës ndaj Italisë dhe kuqezinjtë do të kërkojnë maksimumin dhe këtu i vjen “ndihmë” historia.

Kjo do të jetë përballja e gjashtë direkte, ndërsa Shqipëria kryeson me tre fitore kundrejtë një të armenëve, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim.

Sa i përket ndeshjeve në Shqipëri, Armenia nuk ka fituar kurrë, pasi “kuqezinjtë”, nga tre kanë fituar dy dhe një është mbyllur në barazim.

Shqipëria përballet për herë të gjashtë me

Totali: 5 ndeshje

Shqipëria  – 3
Barazime  – 1
Armenia   – 1