TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i kombëtares së Moldavisë, Sergei Kleshenko, ka komentuar për portalin “Moldfootball.com” rezultatet e shortit kualifikues për “Euro 2024”.
Moldavia është në të njëjtin grup me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe kuqezinjtë.
Trajneri i moldavëve ka nënvizuar se fakti që në këtë grup nuk ka rivalë të mëdhenj si Italia, Anglia, Franca apo Spanja i shton shanset e skuadrës së tij për të pasur rezultate më të mira.
Ai i ka dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë Shqipërisë, duke shpallur hapur se objektivi i Moldavisë është vendi i tretë në grup, duke llogaritur këtu Poloninë dhe Çekinë dy skuadrat favorite.
“Nuk më pëlqen të bëj parashikime dhe të flas për shanset: me siguri, kjo është më e përshtatshme për basteshkruesit me aktivitetet e tyre profesionale. Dua, natyrisht, të përpiqem të zë vendin e tretë…”, tha Kleshenko.