SPORT, 13 Maj 2024, 12:26

Shorti “Final 4”/ Partizani-Skënderbeu dhe Egnatia-Vllaznia, zbulohen ndeshjet për titullin

Shorti “Final 4”/ Partizani-Skënderbeu dhe Egnatia-Vllaznia,

Është hedhur shorti për “Final 4” në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.

Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, e ndjekur nga Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Shorti i hedhur në “Air Albania” vuri përballë Egnatian me Vllazninë dhe Partizanin me Skënderbeun.

Dueli Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj ora 20:00.

Dy ditë më vonë do të zhvillohet Egnatia-Vllaznia në datën 19, po në orën ora 20:00. Më pas finalja e madhe në datën 26 maj në orën 19:00.

17 maj / Partizani-Skënderbeu, ora 20:00 stadiumi “Air Albania”

19 maj/ Egnatia-Vllaznia, ora 20:00 stadiumi “Air Albania”.