SPORT, 7 Tetor 2022, 23:29

Shkëlqeu dhe u shit për shifrën e majme, presidenti i Empolit: Do të rrisim Asllanin e ri

Shkëlqeu dhe u shit për shifrën e majme, presidenti i Empolit: Do

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani së bashku me italiani Samuele Riçin, ishin padyshim dy transferimet më të bujshme në dalje të skuadrës së Empolit, që mbushi arkat me dy talentet e rritura nga akademia.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për “La Stampa”, presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, ka besim të madh te trajneri aktual Zaneti dhe te stafi teknik, që skuadrat do të rrisë të tjerë talent si Riçi apo Asllani. Në prononcimin para ndeshjes ndaj Torinos, ai u shpreh:

“Ne do të shkojmë në stadiumin “Grande Torino” për të provuar të fitojmë. Jam shumë i sigurt. Mendoj se Zaneti është trajneri i duhur për ne. Jemi të kënaqur me punën e tij dhe po aq të sigurt se kemi identifikuar një trajner që do t’i lejojë klubit të rrisë Riçin apo Asllanin e ri. Zaneti di t’u japë vlerë të rinjve”, u shpreh presidenti i Empolit.