SPORT, 6 Maj 2024, 09:59

Shkëlqejnë tre futbollistë të Kombëtares shqiptare, ja pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Shkëlqejnë tre futbollistë të Kombëtares shqiptare, ja

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani i cili qëndroi në fushë 74 minuta, duke bërë një paraqitje dinjitoze kundër Sasuolos. 

Arbër Hoxha renditet i dyti pasi ishte vendimtar në fitoren e Dinamos së Zagrebit me golin e realizuar në minutën e 89-të.

Vendi i tretë shkon për Enis Çokaj pas një paraqitje të mirë në fitoren e Osijekut kundër Lokomotivës së Zagrebit.

Zulfiu Iljasa shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij Zhenis në humbjen me Jelimai Semei. Në vendin e fundit pozicionohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Ai e nisi sfidën si titullar në fitoren kundër Interit.

Shkëlqejnë tre futbollistë të Kombëtares shqiptare, ja