SPORT, 19 Tetor 2022, 21:01

Shitja e PSG te sheikët u bë me mashtrim financiar, i përfshirë ish-presidenti francez Sarkozi dhe i biri

Shitja e PSG te sheikët u bë me mashtrim financiar, i

Ndryshimi i pronësisë së PSG në vitin 2011, duke kaluar nën administrimin e sheikëve të Katarit, ndryshoi fytyrën e klubit, por edhe të futbollit europian, pasi bëri parisienët një nga klubet më të forta në kontinent. Por me sa duket shitja e klubit kryeqytetas, është kryer nëpërmjet mashtrimeve financiare në të cilat ka pasur gisht edhe ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi.

Revista e pavarur “Mediapart” ka zbuluar duke kontrolluar dokumentet e hetimit për korrupsion në Francë rreth momentit të caktimit të Botërorit 2022 në Katar, se edhe shitja e parisienëve ishte e lidhur me këtë temë, ndërsa janë fryrë në mënyrë të pazakontë shifrat.

Në dokumente del emri i Dj Mosey, nofka pas të cilës fshihet emri i Pierr Sarkozi, djali i ish-presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi. Me ndihmën e të atit, ai ka ndihmuar në vitet 2010 dhe 2011 Stefan Bazin, numrin një të kompanisë “Colony Capital”, që të dyfishonte vlerën e shitjes së klubi. Kështu, u kalua nga 30 milionë eurot që ishte caktuar në preventiv nga sheikët, te shifra 64 milionë euro që u paguan në fund për këtë transferim pronësie.