TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri ka zhbllokuar në minutën e 19’ sfidën Serbi-Zvicër në fazën e grupeve. Pas asistit të Sou, ai tundi rrjetën e Serbisë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.
Përmes këtij goli, Shaqiri i bashkohet yllit argjentinas Lionel Mesi dhe yllit portugez Kristiano Ronaldo.
Ai është lojtari i tretë që shënon në secilin nga tre turnetë e fundit të Kupës së Botës, përkatësisht në 2014, 2018 dhe tani në 2022.
Në Botërorin e Brazilit në 2014 Shaqiri shënoi tre gola, në Botërorin e Rusisë në 2018 shënoi një gol kundër Serbisë dhe tashmë përsëriti historinë duke shënuar sërish ndaj tyre.