SPORT, 8 Janar 2025, 15:17

Sezoni i parë me Watford, trajneri vlerëson Rocco Vatën: Po përshtatet shpejt

Sezoni i parë me Watford, trajneri vlerëson Rocco Vatën: Po

Sulmuesi shqiptar, Rocco Vata po luan sezonin e parë me Watford në Championship, teksa në 15 ndeshje të luajtura, ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Në prag të ndeshjes së kupës ndaj Fulham, trajneri i skuadrës, Tom Cleverley , ka theksuar faktin se Vata po përshtatet.

“Është pjesa ku ndihesh vërtet i shpërblyer kur sheh dikë që përparon si Kwadwo Baah,  ndërsa mund të them se Rocco Vata po përshtatet mjaft mirë”- tha ai.

Kujtojmë se djaloshi 19-vjeçar u transferua në Angli nga gjigandët skocez të Celtic.