TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mario Mitaj po kalon një sezon mjaft delikat me Al Itihad. Trajneri Konseisao nuk e përfshiu sërish dje në skuadër, ndërsa më pas erdhi humbja 3 me 4 ndaj Neom në kampionat. Kjo është sfida e dytë radhazi, që Mitaj përfundon në tribunë.
Fabinjo u vendos përballë Mitajt, duke e pyetur nëse ishin gati për nesër. Te mbrojtësi i Kombëtares ndërkohë u shkruajt përgjigjia: “Ne gjithmonë jemi gati”. Dhe pse u dhanë sinjale që do të përfshihej në skuadër, sërish mbeti jashtë.
Kujtojmë se Mitaj luajti titullar për të dyja ndeshjet e Kombëtares. Dhe pse pa shumë minuta në këmbë gjatë sezonit, shikohet si alternativa kryesore për krahun e majtë të mbrojtjes.