TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arne Slot ka zbuluar sekretin e suksesit të Liverpulit këtë sezon: “gjumi i mirë”. Trajneri i “Reds”-ave nuk është ylli i ri i një reklame për shtretërit, pavarësisht se kompanitë e këtij biznesi dhe shitësit e shtretërve mund ta shfrytëzojnë këtë deklaratë.
Slot beson se një gjumë i pandërprerë dhe i rehatshëm me familjen aty pranë është karburanti më i mirë për ditën e ndeshjes. Një nga ndryshimet më të mëdha të Slotit në Liverpul ishte heqja e rregullit të Jyrgen Klopit, që skuadra të flinte në hotel një natë përpara ndeshjeve. Holandezi po i jep gjithashtu skuadrës së tij më shumë ditë pushimi për t’i dhënë përparësi kohës së çmuar me familjen.
Është e thjesht renditja e një arsyeje të tillë si shkak për sukseset e Liverpulit deri më tani këtë sezon dhe ai tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Kupës FA kundër Plajmuthit:
“Njerëzit që kanë më shumë njohuri se unë më thonë se ti gjithmonë fle më mirë në shtratin tënd. Gjumi është një pjesë shumë e rëndësishme për të pasur performancën më të mirë të mundshme. Ka kuptim që ata të jenë në shtëpi me familjet e tyre. Por edhe të qenurit në shtëpi i bën ata më të përgatitur për një ndeshje, sipas mendimit të njerëzve që më flasin për këtë. Nëse përdorni arsyen e shëndoshë, të gjithë mund ta kuptojnë se flini më mirë në shtratin tuaj sesa në një krevat hoteli”.
Për sa i përket ndryshimit të kësaj politike nga paraardhësi i tij, Slot shtoi:
“Nuk mund të krahasohem me atë se si ishte, por është padyshim një strategji. Unë i shoh ata si qenie njerëzore. Ne po punojmë shumë këtu në qendrën stërvitore ‘AXA’. Nëse doni të vazhdoni për një sezon kaq të gjatë, sepse ata kurrë nuk kanë një javë apo dy javë pushim, atëherë mendoj se në momente të caktuara ata duhet të jenë edhe në shtëpi. Duhet të bësh babanë, të bësh bashkëshortin. Nëse jeni një futbollist për 15, 16, 17 vite me vetëm tri javë pushim gjatë verës, nuk do të ishte njerëzore. Nëse je baba ose bashkëshort për tri javë në vit, kjo nuk do të ishte njerëzore”.
Për transfertën e së dielës, ai konfirmoi se Trent Aleksander-Arnold do të vazhdojë të mungojë për shkak të tërheqjes muskulore në kofshë, megjithëse ai pritet të rikthehet kundër Evertonit në derbin e së mërkurës. Tajler Mortin është e vetmja mungesë tjetër. Kjo do të thotë se mesfushori i ri Xhejms MekKonell mund të ketë një shans për të shkëlqyer në Plajmuth.