TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Liga Premier në Serinë A. Kampionati italian duket se ka mbetur një fiksim i vjetët për mesfushorin shqiptar, pasi thuajse në çdo dritare merkatoje, emri i Xhakës është lakuar në Itali.
29-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar por në fund marrëveshja nuk u konkretizuar, gjithsesi skuadra e drejtuar nga portugezi Murinjo vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.
Sipas “The Times”, kryeqytetasit italianë po vazhdojnë kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha. Dy skuadra tjera që janë duke u lidhur me shërbimet e Xhakës janë Fiorentina dhe Udinese.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova është i gatshëm që të ndryshojë ambient, gjithsesi në vijim pritet të shikohet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e Xhakës.