SPORT, 9 Dhjetor 2022, 18:49

"Seleçao" në lot, Kroacia dërgon Brazilin në shtëpi

"Seleçao" në lot, Kroacia dërgon Brazilin në

Brazili duhet të presë më shumë se 2 dekada për t’u kthyer te triumfi në Kupën e Botës, pasi u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, me skuadrën e Zlatko Daliç që kalon në gjysmëfinale, ndërsa Nejmar me shokë dështojnë sërish, ashtu si në Rusi 2018.

Fituesi erdhi vetëm pas penalltive, ku më të saktë u treguan kroatët: 4-2. Sërish heroi ishte portieri kroat Dominik Livakoviç, i cili priti një penallti.

Skuadrat diskutuan në shtesë biletën për gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.

Pas gjysmë ore loje, Perisiç do lëshonte sinjalet e para, me një gjuajtje me të majtën, por pa gjetur dot portën. Në fundin e fraksionit, Neymar merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, topi ndalet në mur, me portierin e ballkanasve që e ka të lehtë ta kontrollojë sferën.

Sërish O’ney rrezik konstant për portën e kundërshtarit, sërish ylli i PSG-së nuk mposht dot Livakoviç. Presioni i skuadrës së Tite u rrit me kalimin e minutave, por më kot, pasi Kroacia dukej shumë mirë e vendosur në prapavijë.

Goli i Seleçaos do tvinte nga Neymar, në të 105-tën. Pasime të shpeshta të 5 herë kampionëve të Botës lënë të shtangur në vend ekipin e Zlatko Dalic, që e pëson pas një rezistence të gjatë.

Neymar barazoi legjendën Pele, përsa i përket golave me Kombëtaren braziliane, me nga 77 gola.

Atëherë kur mendohej se gjithçka kishte marrë fund, Bruno Petkoviç vendosi ekuilibrat në fundin e sfidës.

Për Kroacinë shënuan penalltitë: Vlasiç, Majer, Modriç dhe Orsiç. Për Brazilin shënuan: Kasemiro dhe Pedro dhe i humbën ato, Rodrigo dhe Markinjos.

SKEDA E NDESHJES

KROACI 1-1 BRAZIL
117′ Petkoviç / 105’+1′ Nejmar

PENALLTITË 4-2

KROACI: Vlasiç+, Majer+, Modriç+, Orsiç+


BRAZIL: Rodrigo-. Kasemiro+, Pedro+. Markinjos-