SPORT, 3 Janar 2025, 19:40

“Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit”, Partizani zyrtarizon largimin e tre lojtarëve

“Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në

“Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit”, Partizani zyrtarizon largimin e tre lojtarëve
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit ka zyrtarizuar tre largime me peshë në këtë merkato dimri. Bëhet fjalë për Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojin.

Në fakt largimi i futbollistëve në fjalë ka ndodhur prej disa javësh, por vetëm tani ka ardhur njoftimi nga klubi kryeqytetas.

“Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit”, shkruhet ndër të tjera në statusin ku klubi i kuq i shpreh respekt dhe mirënjohje lojtarëve.

Reagimi:

RESPEKT DHE MIRËNJOHJE!
Klubi i Futbollit Partizani dëshiron të falënderojë Tedi Carën, Arinaldo Rrapajn dhe Andi Hadrojn për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën e kuqe.
Së bashku kemi shkruar momente të paharrueshme në historinë e klubit tonë, duke ndarë emocione, fitore dhe sakrifica. Ju urojmë suksese të mëdha në karrierën tuaj të re në kampionatin ukrainas.
Faleminderit që keni qenë pjesë e familjes sonë të kuqe!