SPORT, 4 Maj 2024, 23:04

Sasuolo bën surprizën dhe mund Interin brenda në shtëpi, zikaltërit zhgënjejnë përballë Kumbullës me shokë

Sasuolo bën surprizën dhe mund Interin brenda në shtëpi,

Sasuolo arriti që të mposht kampionët e Seria A, Interin me shifrat 1-0 brenda në shtëpinë e tyre. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit italian.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Lauriente në minutën e 20-të të takimit, duke u bërë heroi i vendasve me realizimin që i dha fitoren. Në fushën e lojës gjithashtu ishin edhe 2 lojtarët e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla në radhët e Sasuolos dhe Kristjan Asllani tek Interi. Të dy zhvilluan paraqitje të mira, pavarësisht se mesfushori u zëvendësua nga trajneri Inzagi në minutën e 74-t.

Me këtë fitore, Sasuolo hedh një hap të madh për mbijetesë, teksa pozicionohet në vendin e 19-të, me 2 pikë më pak se Empoli i cili ndodhet në të 17-in.

REZULTATI LIVE | SASUOLO-INTER 1-0

20′ Lauriente.