TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli u turpërua me rezultatin 2-5 në shtëpi nga Reali i Madridit, duke i bërë gjërat akoma më të vështira për kualifikim. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më interesante që prodhoi ky takim.
– Mohamed Salah u bë futbollisti i parë që ka shënuar dhe asistuar në 8 ndeshje të ndryshme për një klub anglez në historinë e Champions-it.
– Sulmuesi egjiptian u ngjit në kuotën e 44 golave në Champions, duke barazuar rekordin e Didie Drogbasë, si shënuesi më i mirë afrikan në historinë e kompeticionit.
– Në moshën 22 vjeç e 224 ditë, Vinicius Zhunior u bë lojtari më i ri mik që shënon dy herë kundër Liverpulit në “Anfield” në një kompeticion të rëndësishëm europian që prej Johan Krojfit në dhjetor 1966 për Ajaksin në Kupën e Kampioneve (19 vjeç e 233 ditë). Sulmuesi brazilian i Realit u bë edhe futbollisti i dytë më i ri që shënon në tri ndeshje radhazi për Realin në Champions, pas Raul Gonzalezit në dhjetor 1999 (22 vjeç e 163 ditë).
– Goli i Darvin Nunjezit pas 3 minutash e 10 sekondash ishte më i shpejti që Liverpuli ka shënuar në historinë e Championsit në “Anfield”.
– Stefan Bajçetiç u bë lojtari më i ri (18 vjeç e 122 ditë) që nis titullar për Liverpulin në Champions.
– Reali i Madridit u bë skuadra e dytë në historinë e kompeticioneve europiane që shënon 5 gola në një ndeshje kundër Liverpulit, pas Ajaksit në dhjetor 1966 në suksesin 5-1 në Kupën e Kampioneve. Madrilenët i shënuan me 6 goditje në portë.