SPORT, 29 Nëntor 2022, 23:23

Sa shumë vite, ja kur ishte hera e fundit që Anglia e mbyllte grupin e Botërorit në krye

Sa shumë vite, ja kur ishte hera e fundit që Anglia e mbyllte grupin e

Kombëtarja e Anglisë pas fitores me rezultat të thellë 0-3 ndaj Uellsit e ka mbyllur Grupin B në vendin e parë.

‘Tre Luanët’ për herë të fundit në krye të grupit në Kupës e Botës kishin qenë në vitin 2006, ku në grup kishin pasur kombëtare si Suedia, Paraguai dhe Trinidad Tobago. Koincidencë është se edhe atë kohë anglezët e kishin përfunduar fazën e grupeve me shtatë pike.

Në Kupën e Botës të vitit 2006 në fazën e 1/16 Anglia u përball me Ekuadorin, ku triumfoi me rezultatin 1-0. Ndërsa në çerekfinale u eliminua nga Portugalia me penallti, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0.