TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia është gati të largohet nga konfederata evropiane e futbollit të UEFA-s. Siç raporton “L'Equipe”, presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Nyukov, theksoi se mendimet për t’u larguar nga UEFA ranë në tavolinë disa muaj më parë kur u vendosën sanksione ndaj vendit për shkak të luftës në Ukrainë.
Megjithatë, zyrtari rus theksoi se asgjë nuk është ende e sigurt pasi UEFA ende e konsideron Rusinë një anëtare dhe një veprim i tillë do të ishte joetik.
“Para disa muajsh thashë që të mendosh për Azinë ishte e parakohshme, por tani është një mundësi që duhet ta konsiderojmë. Nuk kam folur ende me përfaqësues nga Azia sepse UEFA na sheh si pjesë të familjes evropiane dhe do të ishte e paarsyeshme që ne të fillonim negociatat pas shpinës së tyre”.