SPORT, 25 Shkurt 2026, 15:09

Rreziku kryesor humbet ndeshjen e Champions, tri mungesa të rëndësishme te Reali

Rreziku kryesor humbet ndeshjen e Champions, tri mungesa të

Real Madrid nuk ka në dispozicion sot tre lojtarë të rëndësishëm, për ndeshjen me Benfikën. Pas Bellingham dhe Rodrigos, është konfirmuar edhe mungesa e Kilian Mbape.

Mbape ishte në dyshim, për shkak të problemeve me gjurin e majtë. Në fund klubi vendosi që të mos e rrezikonte.

Ylli i Francës humbet kështu sfidën e kthimit në “play off” të Champions. Reali fitoi 0 me 1 në transfertën e Benfikës. Takimi sot nis në orën 21:00 dhe vendos se cila prej ekipeve bëhet pjesë e 16 më të mirëve të Europës.