TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alesandro Bastoni është vetëm 23 vjeç, por në fushë duket si një nga veteranët e Interit dhe kombëtares italiane. Mbrojtësi është titullar i padiskutueshëm dhe është një aset për Inzagin jo vetëm në prapavijë, por edhe në fazën ofensive, ku shpesh shihet kontributi i tij me inkursione dhe asiste. Vetë Bastoni ia dedikon gjithë këtë edhe viteve tek akademia e Atalantës dhe aventurës me Parmën, për të cilat është shprehur:
“Kam qëndruar 12 vjet në akademinë e Atalanatës dhe kjo më ka ndihmuar të përgatitem për të ardhmen dhe të kem edhe një lidhje të veçantë me Bergamon. Pastaj me Parmën kuptova se çdo të thoshte të luash në Serinë A, ishte një përvojë që më ka ndihmuar shumë dhe që më lejoi të mbërrij tek Interi dhe të kem mundësitë e mia”.
Pas mbërritjes në Milano, ku gjeti një mbrojtës me eksperiencë si Godin, Bastoni jo vetëm mësoi nga “profesori” i tij i ri, por arriti edhe ta zbriste uruguaianin nga hierarkia, duke u shndërruar në një nga njerëzit e besuar të Kontes.
Pa dyshim që numri 95 zikaltër pati një kontribut të rëndësishëm në titullin e fituar të sezonit 2020-2021, dhe pse si kujtimin më të bukur të tij ka zgjedhur një tjetër. “Momenti më i bukur si zikaltër për mua ka qenë asisti që i kam dhënë Barelës kundër Juventusit. Ishte një krosim prej 50 metrash dhe ai shënoi.
Nuk ishte i rëndësishëm vetëm asisti im, por ajo fitore ndaj Juventusit, që përveçse na ndihmoi të fitonim atë ndeshje na ndihmoi edhe për titullin, që bardhezinjtë po e fitonin prej vitesh. Në fund italiani foli edhe për idhullin e tij në futboll dhe pa dyshim që do të ishte një mbrojtës: “Kam admiruar gjithmonë Serxhio Ramosin, për cilësitë e tij njerëzore dhe teknike. Kam folur me të së fundmi nëpërmjet ‘Instagramit’”.