SPORT, 24 Nëntor 2022, 21:42

Ronaldo “ul” Portugalinë me këmbë në tokë: Nuk fituam asgjë, ishte vetëm hapi i parë

Ronaldo “ul” Portugalinë me këmbë në tokë:

Pasi arriti të fitonte ndeshjen hapëse ndaj Ganës dhe pasi vendosi rekordin si lojtari i vetëm në histori, i cili shënon në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës, lideri i “luzitanëve”, Kristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku e konsideron fitoren ndaj Ganës, si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre gjatë “Katar 2022”

“Fitore shumë e rëndësishme në debutimin tonë në Kupën e Botës, por ne nuk fituam asgjë, ishte vetëm hapi i parë. Ne mbetemi të fokusuar në ndjekjen e qëllimeve tona. Shkoni në Portugali.”,- është shprehur 5-herë fituesi i "Topit të Artë", në postimin e tij. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)