TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe tani që luan në Arabinë Saudite, nuk mungojnë kritikat në drejtim të Kristiano Ronaldos nga ana e mbështetësve të rivalëve të portugezit.
Kapiteni i Portugalisë, i cili sapo ka nisur eksperiencën e tij tek Al-Nasr në Arabinë Saudite, me të cilët ka firmosur një kontratë përrallore prej 200 milionë eurosh në sezon, debutoi më në fund në ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e klubit të ri, i cili fitoi minimalisht.
Por cilat janë kritikat drejtuar ish-sulmuesit të Mançester Junajtidit?
Qarkullojnë video të ndryshme në rrjet ku pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shfaqet në pamundësi për të arritur që të driblojë një mbrojtës kundërshtar.
Komentet në “Twitter” kanë qenë të pamëshirshme dhe mes shumë prej tyre spikasin fraza të zakonshme: “Ronaldo nuk arrin që të driblojë në kampionatin saudit… lojtar i mbaruar, mezi arrin të lëvizë”.
Me pak fjalë, vlerësimet klasike negative, të cilave 37- vjeçari do të përpiqet që t’u japë përgjigje në fushë në ndeshjet e ardhshme.
DEBUTIMI – Pas prologut në sfidën me PSG-në e Lionel Mesit, në përzierjen mes skuadrave të Al-Nasr dhe Al-Hilalit, Kristiano Ronaldo bëri debutimin në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, duke luajtur edhe me shiritin e kapitenit në krah.
Skuadra e Rudi Garsias triumfoi 1-0 ndaj Etifaq, duke marrë komandën e klasifikimit. Golin e fitores nuk e shënoi sigurisht njeriu i shumëpritur, i cili mbështetej në tribunë nga e dashura e tij, Xheorxhina Rodrigez, por braziliani Taliska. Dhe portugezi u duk qartë që nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Ai tentoi të merrte kopertinat me një roveshadë, por e cila u finalizua me goditjen e kundërshtarit dhe jo të topit.
CR7-ta u përfshi gjithsesi në disa aksione të bukura, mes të cilave ishte edhe ai më sipër, por mbështetja e mbi 22 mijë spektatorëve që kishin ardhur për t’i uruar mirëseardhjen yllit botëror të futbollit në stadium nuk mungoi dhe emri i tij u thërrit në kor prej publikut.