SPORT, 18 Shtator 2022, 20:16

Roma zhgënjen në shtëpi, Atalanta triumfon në “Olimpico” dhe merr kreun

Roma zhgënjen në shtëpi, Atalanta triumfon në

Roma u mund 0-1 në shtëpi përballë Atalantës në javën e shtatë të Serisë A, me skuadrën bergamaske që u mjaftua nga një gol i Skalvinit në minutën e 35’.

Sfida kishte një ritëm të ulët, me vendasit që ishin ata që patën më shumë raste shënimi, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq edhe Zhoze Murinjo, për protesta ndaj gjyqtarit.

Kështu Atalanta ngjitet në krye të Serisë A me 17 pikë, ndërsa Roma qëndron në vendin e gjashtë me 13 pikë.