TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Tele Radio Stereo”, ku ka folur për ecurinë e ekipeve italiane në Europë, duke u ndalur te Roma e De Rosit.
Brigel në të kaluarën ka qenë pjesë e Veronës dhe Sampdorias në futbollin italian ku është aktivizuar si mbrojtës.
Çfarë marrëdhëniesh keni mbajtur me Italinë?
E dua Italinë, skuadrat italiane po bëjnë mirë në Evropë, do të jenë më shumë në Champions, por edhe në Europa League e Conference League po bëjnë mirë.
Çfarë ndeshje do të jetë Roma-Bajern Leverkusen të enjten?
Dy javë më pare, Bajer Leverkuseni u bë kampion dhe në dy ndeshjet e fundit arriti dy barazime në minutat e fundit. Ata nuk luajnë më si dikur. Sigurisht, Leverkuseni nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe humbja e fundit ishte në Romë. Nuk do të jetë e lehtë për Romën të fitojë të enjten, por mund ta bëjë këtë.
Jeni i befasuar nga performanca e De Rossit në stolin e Romës?
Unë shoh rezultatet, Roma e De Rosit po ecën shumë mirë deri tani. Ai do të jetë trajner edhe për sezonin e ardhshëm, ka qenë flamur për Romën dhe për mendimin tim kjo është shumë e rëndësishme.