SPORT, 15 Maj 2024, 16:56

Rinovim ose largim, lojtari i Interit kushton 30 milionë euro

Rinovim ose largim, lojtari i Interit kushton 30 milionë euro

Për herë të parë pas disa sesione merkatosh, Interi do ta gjejë veten në sezonin e ardhshëm pa detyrimin për të shitur një lojtar të rëndësishëm. Bilanci është më i shëndetshëm, por kjo nuk përjashton mundësinë që në fund të sezonit të largohen disa lojtarë të mirë.

Ai që mund t’i japë duart klubit është Denzel Dumfries, duke qenë se kontrata e tij skadon në qershor 2025.

Siç raporton Corriere dello Sport, së shpejti do të ketë një takim me agjentin e skuadrës holandeze për të kuptuar situatën. Nëse nuk rinovon, ka mundësi që futbollisti të ndërrojë mjedis këtë verë, pasi Interi nuk dëshiron të përsërisë një skenar “Skriniar 2”. Çmimi i Dumfries, mund të shkojë në 30 milionë.