SPORT, 11 Janar 2025, 19:17

Rikthim pas 12 vitesh tek Everton, Armando Broja me trajner të ri

Rikthim pas 12 vitesh tek Everton, Armando Broja me trajner të ri

David Moyes rikthehet në stolin e Everton pas 12 vitesh dhe merr drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Sean Dyche. Skuadra ku bën pjesë edhe sulmuesi Armando Broja ka si objektiv mbijetesën, ndërsa Moyes është një ekspert që spikati pikërish në "Goddison".

Karriera e tij filloi te Preston nga 1998-2002 dhe pas këtij viti e deri në 2013 për 12 sezone Moyes drejtoi Evertonin. Tanimë pas përvojës te Man. United, Real Sociedad, Sunderland dhe West Ham, trajneri rigjen sërish ekipin ku u bë i famshëm.

Armando Broja nuk është shqiptari i parë që David Moyes do të ketë në stërvitje. Më herët, skocezi ka qenë trajner i Adnan Januzaj, si te Manchester United dhe Sunderland.