SPORT, 2 Maj 2024, 09:24

Rikthehet Liga e Europës/ Leverkusen sfidon në “Olimpiko” Romën e De Rosit, Marseja pret Atalantën e Gjimshitit

Rikthehet Liga e Europës/ Leverkusen sfidon në “Olimpiko”

Sonte në orën 21:00 do të luhen dy gjysmëfinalet e vlefshme për Ligën e Europës.

Roma do të presë Bajer Leverkusenin, skuadrën e pamposhtur deri tani këtë sezon. Verdhekuqtë e De Rosit do kërkojnë të bëjnë atë që se ka arritur asnjë skuadër deri tani, ndërsa ekipi i Çabi Alonsos për të marrë një fitore në stadiumin “Olimpiko”.

Nga ana tjetër Marseja do të presë Atalantën e Gjimshitit. Francezët do të përballen me bergamaskët të cilët eliminuan Liverpulin në çerekfinale.

NDESHJET E SOTME

ROMA-BAJER LEVERKUSEN ORA 21:00

MARSEJA-ATALANTA ORA 21:00.