TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Asambleja e Përgjithshme e Juventusit, e kryesuar nga presidenti Andrea Anjeli ka konfirmuar bilancet se sezonit 2021-‘22, i cili u mbyll me humbjen më të lartë në gjithë historinë bardhezi: 254.3 milionë euro. Ky ishte viti i pestë me bilanc negativ: -19 milionë në 2017-‘18, -40 në 2018-‘19, -90 në 2019-‘20, -210 në 2020-‘21 dhe 254.3 milionë në 2021- ‘22.
Përkeqësimi i bilanceve ka ardhur për shkak të rritjes së kostove të punës dhe më pak përfitimeve prej rinegocimit të kontratave që skuadra kishte pranuar për të përballuar emergjencën e pandemisë. Efekti i virusit ka vazhduar të ndihet, pavarësisht se hapja e dyerve të stadiumit ka rritur të ardhurat.
Ato u rritën nga 8 në 32 milionë euro, por janë ende larg 74 milionë eurove të arkëtuara në 2018-‘19. Ashtu siç ishte parashikuar, nuk u mor asnjë masë në lidhje me stolin e Alegrit dhe klubi konfirmoi teknikun në detyrë.
KIELINI – Edhe ish-kapiteni Xhorxho Kielini është ndalur të komentojë situatën e vështirë të klubit. “Nuk është e thjeshtë për të kuptuar Juventusin e sotëm. E ndjek si tifoz dhe më vjen keq. Duhet durim”, tha ish-mbrojtësi nga Los Anxheles. “Unë uroj që pas pushimit të kombëtareve skuadra të ndryshojë kurs.
Kampionati do të jetë i çuditshëm, në mes është Botërori. Jam i bindur se Juventusi do të jetë më skuadër pas Botërorit. Edhe sepse për momentin nuk ka asnjë skuadër që mund ta vrasë kampionatin. Nuk e di nëse Juve mund ta fitojë titullin. Në fund kanë kaluar vetëm 7 javë dhe duket sikur kanë kaluar 70”.