SPORT, 13 Qershor 2022, 21:06

Rezultatet dëshpëruese/ Shqipëria e Rejës ka fituar vetëm ndaj Andorrës në tetë ndeshjet e fundit

Rezultatet dëshpëruese/ Shqipëria e Rejës ka fituar

Shqipëria nuk po ndahet dot nga rezultatet zhgënjyese! Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në miqësoren e sotme ndaj Estonisë në “Air Albania”, teksa vlen të theksohet se në tetë ndeshjet e fundit, Kombëtarja shqiptare ka regjistruar vetëm një fitore, atë ndaj Andorrës më 15 nëntor të vitit 2021 me rezultatin 1-0 falë golit të Çekiçit me penallti, ndërkohë që shtatë ndeshjet e tjera, tri janë mbyllur në barazim dhe katër me humbjen e kuqezinjve të Rejës, që po kalojnë një moment të vështirë.

Një fakt tjetër alarmant ka të bëjë edhe më golat e shënuar, ku në 8 përballjet e fundit, Shqipëria ka gjetur vetëm 4 herë rrugën e rrjetës, teksa ka pësuar plot 11 gola.

REZULTATET E SHQIPËRISË NË 8 NDESHJET E FUNDIT:

13.06.2022| Shqipëri-Estoni 0-0

10.06.2022| Shqipëri-Izrael 1-2

06.06.2022| Islandë-Shqipëri 1-1

29.03.2022| Shqipëri-Gjeorgji 0-0

26.03.2022| Spanjë-Shqipëri 2-1

15.11.2021| Shqipëri-Andorrë 1-0

12.11.2021| Angli-Shqipëri 5-0

12.10.2021| Shqipëri-Poloni 0-1