SPORT, 2 Korrik 2025, 16:31

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin”

Sot u nxorën në shitje fanellat e para, që Barcelona do të mbajë veshur për sezonin e ri. Katalanasit kanë vendosur rekord deri në orën 13:00 duke pasur numrin më të lartë të shitjeve ndonjëherë brenda ditës.

Dhe ky fakt po ashtu është i veçantë, pasi Barcelona akoma nuk ka në shitje fanellat e Jamal. Ata do të jenë në dispozicion pasi të konfirmohet numri 10.

Megjithatë, tifozët nuk do të presin për këtë moment. Fanellat e blera prej tyre kanë përfunduar duke u personalizuar me emrin e Jamal dhe numrin 10. Gjithçka me koston shtesë 25 euro.