SPORT, 18 Shtator 2022, 23:08

Reali triumfon në derbi ndaj Atletikos

Reali triumfon në derbi ndaj Atletikos

Real Madrid mbetet perfekt në këtë fillim sezoni, duke marrë fitoren e gjashtë radhazi në La Liga. "Los Blancos" triumfuan edhe në derbi në fushën e Atletiko Madrid, duke e mundur 1-2.

Rodrygo gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18-të, pas një assisti të Tchouamenit. Oblak ishte thjeshtë spektakor edhe në minutën e 36-të, me Valverden që dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë nuk sjell shumë emocione, me rezultatin që linte pak për të shpresuar për ekipin e Simeones. Gjithsesi, Hermoso ngushton shifrat në të 82-tën, ndërsa në fund Atletico mbetet me 10 lojtarë dhe nuk kishte fuqi të barazonte.

Reali triumfon në derbi ndaj Atletikos