SPORT, 27 Janar 2023, 09:40

Reali triumfoi kundër rivalëve të qytetit, Benzema: Fitore si këto me vuajtje shijojnë

Reali triumfoi kundër rivalëve të qytetit, Benzema: Fitore si

Kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, ka qenë edhe një tjetër herë vendimtar për skuadrën. Nga këmbët e tij ka ardhur goli i përmbysjes 2-1 në kohën shtesë, i vulosur më pas në fund nga Vinicius.

Pas takimit, numri nëntë i “Los Blancos” ka folur për “Teledeporte”, duke vlerësuar suksesin në derbin e Madridit.

“Ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë, përballë një skuadre të kompletuar. Kemi vuajtur në pjesën e parë, por edhe një tjetër herë kemi treguar se jemi një skuadër me karakter, që dimë se si ta kthejmë një ndeshje në favorin tonë. Nuk na pëlqen të vuajmë, duam t’i mbyllim shpejt, por fitore të tilla me vuajtje shijojnë shumë”, ka thënë fillimisht ai.

Benzema ka vlerësuar edhe golin individual të Rodrigos, teksa ka zbuluar edhe mesazhin e Ançelotit në pushimin e dy pjesëve.

“Trajneri na kërkoi të ruanim qetësinë, sepse në një mënyrë apo në një tjetër goli do të vinte. Kishte të drejtë besoj”, tha Benzema.