TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit është duke kaluar një moment të shkëlqyer në kampionat. Pas triumfit në “El Classico” ndaj Barcelonës, djemtë e Karlo Ançelotit, regjistruan një tjetër sukses bindës, teksa mposhtën në transfertë Elçen me rezultatin 0-3, ndërkohë që madrilenëve iu anuluan edhe tre gola të tjerë nga VAR-i.
Valverde hapi serinë e golave në minutën e 11-të, teksa në minutën e 6-të, VAR-i i anuloi një gol Karim Benzemasë për pozicion jashtë loje. Në minutën e 26-të ishte Alaba që shënoi, por sërish kishim të bënim me një pozicion jashtë loje. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.
Në minutën e 61-të, Benzemasë iu anulua një tjetër gol për pozicion jashtë loje, teksa në të 75-tën do të vinte e treta e vërteta, ku fituesi i “Topit të Artë” ngriti shifrat në 0-2, pas asistim të Rodrigo.
Për të vulosur këtë sfidë mendoi Asensio në minutën e 89-të. Ky ishte triumfi i nëntë në 10 ndeshje për kampionët në fuqi të La Ligës.