TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në historitë e dashurisë nuk duhet të merrni kurrë asgjë si të mirëqenë. Lidhja që ekziston mes Real Madridit, konkretisht mes Florentino Perezit dhe Carlo Ancelottit, është diçka unike dhe e qëndrueshme.
Trajneri 64-vjeçar nga Reggiolo ka drejtuar madrilenët në 253 ndeshje dhe do të mbahet mend gjithmonë nga tifozët e Real Madridit si trajneri që solli La Déciman në shtëpi.
Tifozët e Real Madridit do t’i jenë përjetësisht mirënjohës edhe për kontributin në fitimin e Champions League në sezonin 2021/22. Në kohë nevoje Ancelotti ka qenë gjithmonë aty, dhe Florentino Pérez ka filluar të besojë se Real Madridi ka ende nevojë për të.
Trajneri italian, aktualisht i dyti në La Liga pas Gironas, ka një kontratë deri në qershor, por drejtuesit më të lartë të klubit kanë filluar të shqyrtojnë mundësinë e rinovimit të tij. Florentino Pérez po mendon seriozisht t’i ofrojë një rinovim të kontratës, në mënyrë që të vazhdojë të drejtojë një ekip të ndërtuar me shumë zgjuarsi dhe që ka shumë kapacitet për të dominuar në vitet në vazhdim dhe shumë të talentuar, megjithatë për të pasur sukses, klubi Los Blancos ka nevojë për përvojën e Carlo Ancelottit.
Bordi i Real Madridit ka në mendje të formulojë një rinovimi që mund të zgjasë edhe dy vjet. Federata braziliane e ka kërkuar me këmbëngulje muajt e fundit, duke e bërë të qartë se do të ishin të gatshëm të prisnin qershorin e ardhshëm për të nënshkruar me Ancelottin. Por, siç ka thënë shpesh vetë trajneri italian, ende nuk është marrë një vendim.
Carletto mendon për të tashmen, dëshiron të fitojë me Real Madridin, se cila do të jetë e ardhmja, ndoshta do të dëshirojë ta vlerësojë më vonë. Por në kokën e Florentino Pérez po vërtitet ideja e rinovimit të kontratës së tij në përpjekje për të vazhduar me projektin.
Simbioza e tyre dhe përkushtimi i vendosur ndaj të rinjve ka dhënë rezultate. Një projekt tepër ambicioz i ndërtuar mbi të rinjtë më të mirë në botë. Nga Bellingham në Vinicius, nga Rodrygo në Endrick. Kush e di nëse me Alphonso Davies në krahun e majtë. Nëse italiani do të qëndronte, ndoshta do të ishte më e lehtë për të gjithë të rriteshin.