TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madridi është finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Borussia Dortmundin në Wembley të Londrës.
Los Blasncos eliminuan Bavarezët me rezultat të përgjithshëm 4-3, ndërsa Santiago Bernabeu shpërthente nga festa e tifozëve madrilenë.
Në Spanjë, klasikja evropiane filloi furishëm, me dy skuadrat që patën shanse të arta shënimi.
Tetë minuta kaluan nga starti i ndeshjes dhe Serge Gnabry nuk ia doli të shënonte nga afërsia, duke goditur jashtë.
Në minutën e 13-të, Vinicius Junior po ashtu lëshoi një mundësi fantastike, me gjuajtjen e tij që goditi shtyllën e majtë.
Rodrygo nuk përfitoi pas vetëm pak sekondash për ta futur topin në rrjetë, por edhe aty ishte shtatlarti Manuel Neuer që bëri intervenim bravuroz.
Thomas Tuchel u detyrua në minutën e 27-të të bënte zëvendësim, pasi Gnabry pësoi lëndim, ndërsa në vend të tij u fut Alphonso Davies.
Pas vetëm një minute, Harry Kane krijoi një rast të bukur shënimi, mirëpo Andriy Lunin ishte i vëmendshëm dhe dërgoi topin në goditje nga këndi për mysafirët.
Manuel neper shpëtoi edhe njëherë Bayernin, pasi stopoi goditje e Vinicius Junior (40’).
Unfassbar bitter, gute Besserung Serge…@SergeGnabry muss runter, für ihn ist jetzt @AlphonsoDavies im Spiel.
✨ #RMAFCB | 0-0 | (27‘) ✨ pic.twitter.com/ZzpRfWLFke
— FC Bayern München (@FCBayern) May 8, 2024
Pjesa e dytë nisi me një dominim nga Real Madridi, që krijuan shanse të njëpasnjëshme, përpara se të ndëshkoheshin nga Alphonso Davies.
Në minutën e 55-të, Vinicius lëshoi një pasim për Rodrygon, por ky i fundit nuk arriti të shënonte nga afër, madje as të qëllonte kuadratin.
Dyshja braziliane vazhduan të bashkëpunonin edhe në minutën e 60-të, mirëpo Manuel Neuer ishte padyshim heroi i Bavarezëve në këtë natë.
Tetë minuta më vonë, Davies heshti tifozët e madrilenëve, kur lëshoi një goditje të fuqishme, për të mposhtur Luninin.
Los Blancos menduan se i barazuan shifrat në minutën e 73-të, mirëpo pas rishikimit në VAR u mësua se Nacho Fernandez kishte shkaktuar faull në sulm dhe goli u anulua.
Real Madridi u mundua deri në fund që të barazonte rezultatin dhe këtë e arriti në minutën e 88-të me anë të Joselut për rezultatin e përgjithshëm në 3-3 dhe për të bërë ndeshjen edhe më dramatike.
Joselu ishte sërish në skenë, kur përmbysi shifrat në 2-1 (4-3 rezultati i përgjithshëm), për ta dërguar Real Madridin në finalen që luhet më 1 qershor në Wembley.