SPORT, 7 Gusht 2022, 10:55

PSG në sulm për yllin e Napolit, marrëveshja drejt finalizimit

PSG në sulm për yllin e Napolit, marrëveshja drejt finalizimit

PSG nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Edhe pse së fundmi afroi në skuadër Renato Sanches, kampionët e Francës po punojnë për një tjetër transferim.

Sërish në mesfushë dhe bëhet fjalë për një emër të spikatur në Serie A. Mediat në Itali raportojnë se marrëveshja është pranë.

Fabian Ruiz është i përzgjedhuri i PSG. Napoli do të përfitojë 25 milionë euro nga shitja e mesfushorit, të cilin e shikon si opsion edhe Manchester United pas dështimit për të marrë De Jong nga Barcelona.