TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Messi e humbi toruan fare pas ndeshjes ku Argjentina mundi Holandën, duke siguruar biletën e saj për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar. Pas incidentit në fushën e blertë me Edgard Davids, të cilin e quajti budalla, Lionel Messi i ka bërtitur një tjetër lojtari gjatë intervistës së tij televizive live.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, 35 vjeçari i kishte ‘ngulur’ një shikim kërcënues për disa sekonda përpara se t’i bërtiste me fjalë fyese Wout Weghorst, lojtari i Hollandës që shënoi dhe dy golat për skuadrën e tij.
“Çfarë po shikon, budalla”, tha Messi. “Shiko punën tënde, budalla. Largohu.”
Intervistuesi mbeti pa fjalë për disa sekonda dhe u përpoq të qetësonte Messin.
"QUE MIRAS BOBO":
— ¿Por qué es tendencia? (@porquetendencia) December 9, 2022
Por una consulta de Lionel Messi pic.twitter.com/LHBGMtfgoP