SPORT, 29 Nëntor 2022, 13:10

Provokimi me flamurin, trajneri i SHBA-së ndjesë Iranit: Nuk e bëmë ne!

Provokimi me flamurin, trajneri i SHBA-së ndjesë Iranit: Nuk e

Kombëtarja e SHBA-së dhe Iranit kanë bërë çmos të largojnë tensionin politik të përballjes së tyre përpara duelit vendimtar sot në Grupin B, i cili do të jetë vendimtar për fatin e kualifikimit të tyre në 1/8-at.

Trajneri i SHBA-së, Greg Berhalter, kërkoi ndjesë pasi një postim në “Twitter” i Federatës amerikane fshiu emblemën nga flamuri i Iranit dy ditë më parë, duke ngjallur reagimin e homologëve të tyre iranianë, të cilët kërkuan përjashtimin e SHBA-së nga turneu. Por në konferencën e djeshme për shtyp, Berhalter, tha:

“Ndonjëherë gjërat dalin nga kontrolli. Ne nuk jemi të fokusuar në gjërat jashtë futbollit dhe gjithçka mund të bëjmë është të kërkojmë ndjesë në emër të futbollistëve dhe stafit, por nuk është diçka në të cilën ne kemi gisht.

Nuk e dinim çfarë postonte federata. Lojtarët dhe stafi nuk kishin asnjë ide. Fokusi ynë është vetëm kjo ndeshje.

Sigurisht që mendimet tona janë me njerëzit në Iran dhe gjithë vendin, por tani mendojmë vetëm për këtë ndeshje. Duhet ta fitojmë ose shkojmë në shtëpi”.

Me një barazim, SHBA-ja do të bëhej skuadra e tretë që eliminohet nga Botërori (me 32 skuadra) pavarësisht se do ta mbyllnin fazën e grupeve të pamposhtur.

Belgjika dhe Zelanda e Re i dhanë lamtumirën në 1998 dhe 2010 respektivisht, pasi i barazuan të tria ndeshjet e tyre.

Berhalter pritet të aktivizojë të njëjtin formacion me të cilin barazoi me Anglinë, ndonëse ata kanë bërë vetëm dy goditje në kuadrat në këtë Botëror.

SHBA-ja është e dënuar të fitojë për t’u kualifikuar. Irani kualifikohet me një fitore, madje siguron vendin e parë në grup nëse triumfon dhe Anglia nuk e mposht Uellsin.

Skuadra e Karlos Keirozit do të priste gjithashtu biletën në 1/8-at nëse barazon dhe Uellsi nuk e mposht Anglinë.