SPORT, 3 Dhjetor 2022, 20:55

Protagonist te Holanda, Dumfries: Kjo ishte përgjigja më e mirë për kritikat, i lumtur që ndihmova skuadrën

Protagonist te Holanda, Dumfries: Kjo ishte përgjigja më e mirë

Dunzel Dumfries ishte protagonist (dy asiste dhe një gol) absolut i Holandës në fitoren 3-1 ndaj SHBA-ve.

Pasi  “Tulipanët” siguruan një biletë për në çerekfinalen e Botërorit, mbrojtësi i Interit tha për mediat:

“Isha i fokusuar. Jam i lumtur që arrita të ndihmoja skuadrën.

Kemi marrë shumë kritika së fundmi dhe kjo ndeshje është një nxitje e mirë si për mua ashtu edhe për Blind. Van Gaal ishte kritik ndaj nesh në fund të pjesës së parë pavarësisht rezultatit  2-0.

Ai na tha se mund të kishim ushtruar më shumë presion mbi topin” .