SPORT, 2 Korrik 2026, 19:06

Pritet vetëm zyrtarizimi i vendimit, mësohet plani i Gjermanisë për të ardhmen e Nagelsman

Pritet vetëm zyrtarizimi i vendimit, mësohet plani i Gjermanisë

Federata Gjermane e Futbollit është në një krizë të thellë pas eliminimit të përfaqësueses së saj në Botërorin 2026 me penallti përballë Paraguait. Një eliminim surprizë, pasi shumëkush imagjinonte se gjermanët do të ishin mes atyre që do të shkonin larg në turne.

Akuzat e opinionit publik kanë rënë mbi lojtarët, por sidomos mbi trajnerin Julian Nagelsman i cili nuk shihet si në lartësinë e duhur për të drejtuar këtë ekip drejt sukseseve. Ai ka kontratë aktive me Federatën Gjermane edhe për një edicion, por tashmë të gjithë kërkojnë largimin e tij.

Rreth kësaj çështje, dje është zhvilluar një mbledhje treorëshe mes drejtuesve të Federatës dhe vetë Nagelsman, duke folur për arsyet e këtij dështimi. Sipas “Bild”, në këtë mbledhje është bërë e qartë që Federata pret dorëheqjen e Nagelsman që do të ishte rruga miqësore. Ndërkohë, vetë trajneri ka kërkuar kohë, por ka lënë të kuptohet se dëshiron të vazhdojë.

Ndaj në këtë mënyrë, e vetmja rrugë do të jetë shkarkimi i tij. Për këtë arsye, nëse Nagelsman nuk jep dorëheqjen, do të jetë Federata kjo që do të hedhë hapin e saj për ta shkarkuar. Kjo ka vënë në punë ekonomistët që po bëjnë gati edhe paketën financiare të dëmshpërblimit që duhet t’i paguajë Nagelsman.

Pas shkarkimit të tij, pritet që pastaj të nisin direkt kontakte me Jurgen Klop, i cili është emri kryesor në listën e dëshirave dhe ka shprehur gatishmërinë për të marrë këtë rol.