TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duhet të shohim të ardhmen tonë me shumë optimizëm”. Janë këto fjalët e presidentit të Juventusit, Xhanluka Ferrero, në konventën e fan klubeve bardhezi, të mbledhur dje në Romë.
Mes 300 të pranishmëve nga 500 fan klubet në botë, nga të cilët 30 nga vendet e huaja, numri një i “Zonjës së Vjetër” ka garantuar se Juventusi do të kthehet i madh shumë shpejt.
“Forca jonë kalon nga organizimi i fan klubeve, pasi forca e vërtetë e një klubi si Juventusi qëndron në forcën e tifozëve të tij. Kaluam një vit shumë të vështirë, e kotë që t’iu them dhe shpjegoj arsyet pse. Por është edhe një vit aktualisht, përpara një ndeshjeje, e cila mund të na rikthejë në Champions-in, e cila është jetike për klubin tonë, por mbi të gjitha edhe për faktin që më 15 maj të kemi një marsh më shumë për finalen e Kupës së Italisë. Dhe nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve tona, sezonin e ardhshëm do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë që të luajmë në 5 kompeticione të ndryshme, siç i takon një klubi si Juventusi”.
Lidhur me faktin se Juventusi kthehet në Romë më 5 maj, në një datë të shënuar për tifozët bardhezi (ajo e humbjes së titullit ndaj Interit në vitin 2002, ndaj Lacios në “Olimpiko”, Ferrero nuk mund t’i ndalojë thumbimet: “Kjo është e shkuara, ajo që kemi lënë pas shpatullave dhe Juventusi është një klub që sheh gjithmonë nga e ardhmja. Por pa dyshim që tifozët tanë le ta shijojnë, nëse gjithmonë do të vazhdojnë të na japin mbështetjen e tyre. Fundja, kush është ai që nuk e ka shijuar 5 majin e vitit 2002 si tifoz”, përfundoi presidenti i Juventusit, Xhanluka Ferrero, i cili ndeshjen e djeshme në “Olimpiko” e ndoqi edhe më dy nga heronjtë e titullit të vitit 2002, Mark Iuliono dhe Nikola Amoruzo.