TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I gjithë populli francez do jetë me sytë nga Botërori i Katarit për mbrojtjen e titullit kampion. Asgjë nuk do jetë e lehtë këtë herë, pasi konkurrenca do jetë mjaft e madhe për fronin.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur se kombëtarja i ka të gjitha mundësitë për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit.
“Ne do të luftojmë për të, mendoj se kemi një ekip të mirë, ka një lëvizje të mirë brezash. Fatkeqësisht ka pasur disa lëndime që përfshijnë lojtarë që më pëlqejnë shumë. Është një ekip që ndërthur përvojën me të rinjtë.
Ne kemi lojtarë të rinj që luajnë në klubet më të mira franceze dhe evropiane, për të cilët kjo është kompeticioni i tyre i parë.Ne kemi një moshë mesatare shumë të mirë, energji të mirë, kështu që unë besoj në të. Dhe ne kemi, mendoj, trajnerin më të mirë në botë” – tha Macron.