Shqipëria ka mjaft talente në futboll dhe ai është njëri prej tyre. 12-vjeçari nga Saranda, Bruno Qëndro ka firmosur me Manchester Cityn në Angli dhe do të jetë pjesë e Akademisë së këtij klubi. Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare.
I kualifikuar nga 14 të përzgjedhurit për cilësi sportive, Qëndro premton shumë për të ardhmen. Të gjithë duhet të mbajmë mend emrin e tij, pasi një ditë mund të dëgjojmë për të në arenën ndërkombëtare. Talentin e pret një punë e madhe te Akademia e “Qytetarëve”, për shkak të konkurrencës.