TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një start shumë i mirë i sezonit 2022-2023 ishte ndeshja ndaj Sauthemptonit për Totenhemin. Ekipi i Antonio Kontes fitoi bindshëm më rezultatin 4-1, në një sfidë shumë të luftuar. Ishin “Saints” ata që shënuan të parët, me Ward-Prowse që realizoi në minutën e 12’. Ndërsa në minutën e 21’ do të niste kthesa e takimit, me Sessegnon që shënoi golin e barazimit, më pas Dier realizoi golin e dytë për “Spurs” në minutën e 31’, për ta mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-1. Në minutën e 61’ një autogol i Salisu e çoi rezultatin në 3-1, teksa Kulusevski vulosi rezultatin në minutën e 63’.
Java e parë në elitën e futbollit anglez u mbyll me një rezultat shumë të pëlqyer për ekipin e Bournemouth. Skuadra që u ngjit këtë edicion në Premier League fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Aston Vilës. Vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 3’ me Lerma, ndërsa në minutën e 80’ Moore shënoi golin e dytë për Bournemouth.
Lids ka fituar me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Uolves në takimin e parë të këtij sezoni. Ishte Podence ai i cili shënoi i pari, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 6’. Teksa Rodrigo barazoi në minutën e 24’, teksa një autogol i Ait Nouri në minutën e 74’ i dhuroi fitoren Lids Junaitid.
Notingham Forest nuk e nisi aspak mirë sezonin në Premier League. Skuadra që u ngjit këtë edicion në elitën e futbollit anglez u mund me rezultatin 2-0 nga Njukasëll në transfertë. Golat për vendasit u realizuan nga Schar në minutën e 58’ dhe Wilson në minutën e 78’.